Historia Jonë
Krahu i Shqiponjës.
Mirë se vini
Në restorantin tonë buzë detit në Sarandë, një vend i ndërtuar me përkushtim, punë të ndershme dhe dashuri. Që nga viti 1995, ky restorant ka qenë më shumë se një hapësirë ushqimi, një pjesë e rëndësishme e historisë familjare dhe një pikë takimi për miq e udhëtarë.
Vazhdon edhe sot si një biznes familjar, i drejtuar me kujdes për detajin dhe respekt për traditën. Kuzhina jonë bazohet në produkte të freskëta dhe shije autentike, të lidhura ngushtë me detin dhe zonën përreth.
Për ne, rëndësi ka jo vetëm ushqimi, por edhe përvoja që mbetet, ngrohtësia, qetësia dhe dëshira për t'u rikthyer. Me të njëjtin përkushtim, ne vazhdojmë të mbajmë gjallë ëndrrën dhe emrin e themeluesit.
— Artan Mejdiu
